AKTUALITET /

“Viktima” Daniel Shima/ Pas mamasë rrobaqepëse dhe kushëririt lavazhier, miliona të fshehura në emër të së dashurës!

Ish-nëndrejtori Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Daniel Shima, ka krijuar një rrjet të gjerë kompanish, në tentativë për të fshehur paratë që dyshohet se kanë si “origjinë” tenderat e institucionit ku ka punuar.

Shkruar nga Versus
“Viktima” Daniel Shima/ Pas mamasë rrobaqepëse dhe
Daniel Shima

Ish-nëndrejtori Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Daniel Shima, ka krijuar një rrjet të gjerë kompanish, në tentativë për të fshehur paratë që dyshohet se kanë si “origjinë” tenderat e institucionit ku ka punuar. Redaksia e VoxNews ka denoncuar ekskluzivisht se familjarë, kushërinj apo shokë të Danielit, nga njerëz anonimë u bënë biznesmenë të mëdhenj.

Ndërkohë, në këto radhë do të ndalemi te një tjetër lidhje e Danielit, kësaj herë me bashkëjetuesen e tij, Enkeleda Hysa, e cila ka qenë e para e cila në muajin gusht të vitit 2025 denoncoi zhdukjen e tij. Duket se “viktima” ka organizuar gjithçka në përfeksion, duke kopsitur letrat e duke bërë një rrjet të madh biznesesh. Dyshimet janë gjithmonë për pastrim parash, por ky dyshim duhet të faktohet nga organet ligjzbatuese.

Mësohet se 34-vjeçari Daniel Shima dhe 39-vjeçarja Enkeleda Hysa janë njohur kur kjo e fundit ka qenë avokate në një zyrë ligjore dhe e ka pasur “klient”. Madje, të gjitha transaksionet janë bërë pranë një zyre noterie pranë Gjykatës së Tiranës, mikeshë e të dyve.

“Viktima” Daniel Shima/ Pas mamasë rrobaqepëse dhe
Faksimile: Kompania e themeluar nga e dashura e Daniel Shimës, një kompani menaxheriale për IT

VoxNews ka mësuar se Enkeleda Hysa ka themeluar në janar të vitit 2025 kompaninë “Salesforce Consulting AL”, sëbashku me një kushëri të sajin. Objekti i aktivitetit ka qenë “IT konsulencë e specializuar në marrëdhënie menaxheriale me klientët dhe shërbime të tjera të telekomunikacionit”. Nëse do të shohësh objektin e kupton mjaft qartë se pas Enkeledës është pikërisht Danieli.

Nëse 39-vjeçarja është juriste, çfarë e lidh me IT-në, përveçse lidhja me të dashurin a të fejuarin? Një kompani që u krijua me shpejtësi me të vetmin qëllim që të kamufloheshin paratë e marra nga tenderat e AKSHI-t. Kapitali themeltar i shoqërisë tregatare është vetëm 100 mijë lekë, ndërkohë që gjatë kësaj kohe ka dyshime se kjo firmë ka xhiruar qindra mijëra euro.

VoxNews ka mësuar se e dashura e Shimës ka zhvilluar me shpejtësi një pronë në Pogradec. Dhe këtu bëhet lidhja mes firmave të Danielit, pasi pronën e Enkeledës do t’a zhvillojë firme “Terra Construction”, me pronar Sokol Përllakun. Më pas lidhet një tjetër marrëveshje me kompaninë “Son Engineering” të Erind Bejlerit dhe më vonë marrin leje për një hotel 7 kate mbi tokë dhe 3 nëntokë.

“Viktima” Daniel Shima/ Pas mamasë rrobaqepëse dhe

“Viktima” Daniel Shima/ Pas mamasë rrobaqepëse dhe
Faksimile: Kompania e Daniel Shimës e hapur së fundmi për marketing dhe lavazh

Duket se Danieli jo vetëm që ka futur gishtin në tenderat e AKSHI-t, por ai është lyer i gjithi. Mjafton që Prokuroria e Posaçme të gjurmojë këto emra, Meritën, Redvinin apo edhe Sokolin dhe do të shohë çudira. Si disa njerëz anonimë, me të ardhura minimale, papritmas u bënë biznesmenë të mëdhenj, duke qarkulluar dhe blerë prona miliona euro.

Pas largimit nga posti i nëndrejtorit të AKSHI-t, Danieli vendosi që të dalë hapur, duke themeluar kompaninë “Digital Euphoria”, një kompani që merrej me konsulencë dhe marketing. Një fushë e gjerë ku mund të pastrosh në mënyrën më të lehtë para të pista. Por a mbaron këtu rrjeti i Danielit, familjarëve apo edhe shokëve të tij?! Normalisht që jo, pasi paraja duhet kamufluar, duke u xhiruar në disa emra për të humbur gjurmët. Të dhënat e hulumtuara nga VoxNews nxjerrin në dritë përfshirjen e kushërinjve të parë të 34-vjeçarit, që u “zhduk” në muajin gusht 2025.

VoxNews ka mësuar se në vitin 2023, në kulmin e karrierës së Daniel Shimës, kushëriri i tij i parë, Marin Shpata, hapi kompaninë “E-Lava”, e cila kishte disa pika lavazhesh, një biznes që i kalonte shifrën e 500 mijë eurosh. Por, çfarë e lidh “E–Lava”-n me Daniel Shimën? Në dukje, ish-nëndrejtori mund të justifikohet se s’mban përgjegjësi se çfarë pune apo biznesi ka djali i dajës. Po kur Danieli dhe Marini kanë të njëjtën adresë, a kanë lidhje?!

“Viktima” Daniel Shima/ Pas mamasë rrobaqepëse dhe

“Viktima” Daniel Shima/ Pas mamasë rrobaqepëse dhe

“Viktima” Daniel Shima/ Pas mamasë rrobaqepëse dhe
Faksimile: Kompania “E-Lava” ka të njëjtën adresë me kompaninë “Blitz” që u themelua nga Daniel Shima

Danieli i është futur “me kokë” letrave pasi la detyrën shtetërore, pasi ai themeloi me shpejtësi një tjetër firmë, të quajtur “Blitz Facility Management”. Kjo firmë kishte si “pronar” kompaninë e parë të Danielit “Digital Euphoria”. Këtu bëhet lidhja mes Marinit dhe Danielit, pasi si “E-Lava” dhe “Blitz” kanë të njëjtën adresë të deklaruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit; Rruga e Kavajës, Garden Building, kulla 24, kati 6, apartamenti 2A. Jo vetëm kaq, pasi firma e dytë e Danelit regjistrohet për lavazh dhe dezifektim, pikërisht objekti i kompanisë së kushëririt. VoxNews ka mësuar se, Danieli e ka zgjeruar gamën e bizneseve, duke hapur edhe një restorant në Lundër, në një pronë që vlen miliona euro.

“Viktima” Daniel Shima/ Pas mamasë rrobaqepëse dhe
Faksimile: Kontrata e blerjes së kompanisë “Premium Glass” nga Merita Shima, nëna e Daniel Shimës

VoxNews ka hulumtuar dhjetëra dokumente, nga Qendra Kombëtare e Biznesit, dokumente noteriale apo hipotekore, ku duket qartë lidhja e ish-nëndrejtorit Daniel Shima me kompaninë “Premium Glass”, e themeluar në vitin 2021. Një vit më vonë, aksionere me 100 % të aksioneve bëhet Merita Shima, nëna rrobaqepëse e Daniel Shimës.

Në dokumentin e shitblerjes saktësohet se çmimi i blerjes së aksioneve ka qenë për vetëm 400 euro, duke e bërë Meritën pronare të vetme. Më pas, 55-vjeçarja fillon transaksione për të blerë prona në Tiranë dhe në bregdet. Nga njëra anë Danieli firmoste tenderat me shumë zero te AKSHI dhe nga ana tjetër nëna e tij, Merita, vijonte të bënte biznes, pasi në emrin e kompanisë apo në pronat që ajo bleu, do të “mbinin” godina shumëkatëshe.

Daniel Shima ka pasur informacione se veprimtaria e tij dhe e nënës rrobaqepëse po hetohej. Në fund të vitit 2022, ai ka “urdhëruar” nënën e tij, Meritën, që t’ia kthejë aksionet Sokol Përllakut, të njëjtit person që ia bleu. Nëse çmimi i blerjes ishte 400 euro, çmimi i shitjes nga Merita te Sokoli shkoi në vetëm 1000 euro.

Duke qenë se, kompania kishte në pronësi pasuri me vlera miliona euro, apo kishte marrë leje ndërtimi, çmimi është bërë formal, për të fshehur shumëçka. Sipas dokumenteve që disponon VoxNews rezulton se ky transaksion apo kalimi i aksioneve është bërë në të njëjtën kohë që Prokuroria e Posaçme kishte nisur një hetim. Por, edhe pas shitjes me letra të kësaj firme, sërish administrator vendoset një “njeri” i besuar i Daniel Shimës./Voxnews

Poll