
Gazment Vathi, njëri prej rojeve të sigurisë private “Major Security” që u arrestuan pasi morën zvarrë protestuesin në Zvërnec, është liruar nga paraburgimi.
Apeli i Gjykatës së Vlorës, ka ndryshuar masën e sigurisë duke e lënë Vathin në arrest shtëpie. Ndërsa për Artur Gramin u la në fuqi masa e arrestit me burg.
Punonjësit e “Major Security” u arrestuan pas skandalit të ndodhur në Zvërnec ku fyen, goditën dhe morën zvarrë njërin prej protestuesve i cili pretendonte edhe pronësi mbi tokën e rrethuar. Në burg për rastin e rëndë është edhe Garald Biba, pronari i kompanisë private të sigurimit.
Ngjarja ngjalli reagim masiv të popullit që mbushi sheshet në protestat më jetëgjata në historinë e vendit. Protesta e nisur për Zvërnecin, vijon përpara qeverisë tanimë me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e të gjithë klasës së vjetër politike. Versus.al

