AKTUALITET /

Krim i rëndë në familjen shqiptare në Austri, burri v*et gruan me kaçavidë

Një krim i rëndë ka tronditur Austrinë, ku një 38-vjeçare me origjinë nga Kosova është gjetur e vrarë në oborrin e një banese. Policia ka arrestuar bashkëshortin e saj si të dyshuar kryesor, ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shkruar nga Versus

Krim i rëndë në familjen shqiptare në Austri, burri v*et

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Austrinë, ku një grua 38-vjeçare me origjinë nga Kosova është gjetur e pajetë në oborrin e një shtëpie, me lëndime të rënda në kokë.

Sipas mediave austriake, viktima ishte shtetase serbo-kosovare, ndërsa si i dyshuar kryesor për krimin është bashkëshorti i saj, me të cilin ajo jetonte e ndarë. Edhe ai raportohet se është me origjinë nga Kosova dhe është arrestuar nga policia, duke u vendosur në paraburgim.

Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 18:30 në komunën Baden, në Austrinë e Ulët. Hetimet paraprake dyshojnë se viktima është vrarë me një kaçavidë.

Çifti raportohet se ishte prind i katër fëmijëve, ndërsa autoritetet austriake po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit./Versus.al

Poll