
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Austrinë, ku një grua 38-vjeçare me origjinë nga Kosova është gjetur e pajetë në oborrin e një shtëpie, me lëndime të rënda në kokë.
Sipas mediave austriake, viktima ishte shtetase serbo-kosovare, ndërsa si i dyshuar kryesor për krimin është bashkëshorti i saj, me të cilin ajo jetonte e ndarë. Edhe ai raportohet se është me origjinë nga Kosova dhe është arrestuar nga policia, duke u vendosur në paraburgim.
Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 18:30 në komunën Baden, në Austrinë e Ulët. Hetimet paraprake dyshojnë se viktima është vrarë me një kaçavidë.
Çifti raportohet se ishte prind i katër fëmijëve, ndërsa autoritetet austriake po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit./Versus.al

