AKTUALITET /

Viktima qytetarë të huaj, zbulohet një tjetër Call Center mashtrues në Tiranë: Zbulohet 'koka' me inicialet F.K

Hetuesit kanë zbardhur edhe mënyrën se si administratori përpiqej t’i shmangej kontrolleve, duke e regjistruar subjektin si biznes në fushën e turizmit mjekësor dhe duke paraqitur dokumentacion përkatës për këtë aktivitet.

Shkruar nga Versus
Viktima qytetarë të huaj, zbulohet një tjetër Call Center
Foto ilustruese

Një tjetër qendër e dyshuar për mashtrim përmes call-center është goditur nga policia në Tiranë gjatë ditës së sotme.

Sipas burimeve zyrtare, shërbimet e policisë lokalizuan dhe ushtruan kontroll në një ambient në fshatin Bërzhitë, në pronësi apo administrim të shtetasit me iniciale F. K., ku dyshohet se zhvillohej aktivitet mashtrues ndaj qytetarëve, kryesisht të huaj, përmes manipulimeve në bursë.

“U krye kontroll në një ambient ku, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kryhej mashtrim kompjuterik në formë call centeri”, bëri me dije policia.

Gjatë kontrollit u sekuestruan njësi kompjuterike dhe telefona celularë, të cilët do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme për të përcaktuar rolin dhe përdorimin e tyre në aktivitetin e dyshuar kriminal.

Hetuesit kanë zbardhur edhe mënyrën se si administratori përpiqej t’i shmangej kontrolleve, duke e regjistruar subjektin si biznes në fushën e turizmit mjekësor dhe duke paraqitur dokumentacion përkatës për këtë aktivitet.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për vijimin e hetimeve dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Ky operacion vjen vetëm pak ditë pas goditjes së tre qendrave të tjera call-center në kryeqytet, ku u arrestuan 7 persona dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim, të dyshuar për mashtrim ndaj qytetarëve të huaj në vlera deri në 5 milionë euro.

Hetimet për këtë rrjet kishin nisur në Austri dhe operacioni u zhvillua në bashkëpunim me SPAK dhe Policinë e Shtetit.

Njoftimi i policisë:

Subjekti është i regjistruar me aktivitet në fushën e turizmit mjekësor, dhe për këtë, shtetasi F. K. ka paraqitur dokumentet. Hetimet vijojnë për të dokumentuar rrethanat e rastit”, sqaroi policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Disa ditë më parë u goditën 3 qendra Call-Center në Tiranë, duke arrestuar 7 persona dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim, pasi akuzoheshin për mashtrimin me vlera deri në 5 mln euro të qytetarëve të huaj. Hetimet kishin nisur në Austri, aty ku ishte kryer veprimtaria kryesore e mashtrimit dhe operacioni u bë bashkë me SPAK dhe Policinë e Shtetit./Versus.al

 

Poll