AKTUALITET /

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit/ Përplasen dy automjete, 2 të vdekur dhe 5 të plagosur

Sipas informacionit paraprak, përplasja mes mjeteve ka rezultuar fatale, duke shkaktuar humbjen e jetës së drejtuesit Nikoll Prenga dhe Franush Palajt, rreth 57 vjeç, babai i drejtuesit të automjetit tjetër.

Shkruar nga Versus
Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit/ Përplasen dy
Foto nga aksidenti

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në segmentin Rrëshen–Milot të Rrugës së Kombit, ku janë përfshirë dy automjete me drejtues shtetasit N. P., 61 vjeç, dhe D. P., 30 vjeç.

Sipas informacionit paraprak, përplasja mes mjeteve ka rezultuar fatale, duke shkaktuar humbjen e jetës së drejtuesit Nikoll Prenga dhe Franush Palajt, rreth 57 vjeç, babai i drejtuesit të automjetit tjetër.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i mjetit tjetër, D. P., së bashku me katër pasagjerë. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit./Versus.al

 

Poll