AKTUALITET /

50 mln euro të zhvatura nga skema e mashtrimit me call center, lihen në burg 5 prej të arrestuarve

Shkruar nga Versus

50 mln euro të zhvatura nga skema e mashtrimit me call center, lihen

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 5 të arrestuarit lidhur me skemën e mashtrimit me call center që dyshohet se zhvati 50 milionë euro nga qytetarët e vendeve të BE.

Gjithashtu gjykata konfirmoi masën detyrim paraqitjeje për 2 të tjerë, Ema Taipi dhe Kristjana Shara.

Masat e sigurisë:

1-Kristjan Buda menaxher i sallës së Call Center, “arrest në burg”

2-Benard Biba “arrest në shtëpi”

3-Arber Kalaja “arrest në shtëpi”

4-Kleidi Dyrma “arrest në shtëpi”

5-Eno Hana “arresr në shtëpi”

Ndalim i daljes jashtë vendit dhe detyrim paraqitje:

1-Ema Taipi

2-Kristjana Shara.

Hetimet për skemën e mashtrimit janë ende në vijim, ndërsa gjatë aksionit të zhvilluar disa ditë më parë në 3 vendndodhje të Tiranës, u gjetën dhe sekuestruan qindra mijëra euro. Versus.al

Poll