Live Updates /

Perandoria 50 mln € e ngritur nga mashtrimet me call center! ‘Koka’ që siguronte internetin, operatorët bindnin viktimat për investime

*Prokuroria e Tiranës ka zbardhur detaje nga operacioni i zhvilluar disa ditë më parë në kryeqytet ku u kontrolluan 3 ambiente që dyshohet se përdoreshin për mashtrim me call center. *Grupi funksiononte me hierarki të qartë, me grupe operatorësh deri në 8 persona dhe nga një drejtues të cilët evropianët që të investonin fillimisht me shuma deri në 500 euro. *Sigurimi i internetit bëhej nga Eduard Dalla i cili në kontratën e lidhur kishte përdorur emrin Jose Santos. Duke lidhur kontrata interneti për disa kompani të hapura prej tij, Dalla më pas garantonte internetin për subjektet e call center. Ndërsa operatorët e këtyre subjekteve paguheshin deri në 800 euro në maj. *Mateo Hoxha dhe Tedi Agastra dyshohet të jenë dy prej personave kyç të këtij rrjeti mashtrimi pasi paratë i fusnin i investonin në kripto për të humbur gjurmët. Përllogaritet që shuma monetare e përfituar nga ky rrjet mashtrimi të ketë qenë mbi 50 milionë euro.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Prokuroria e Tiranës ka zbardhur detaje nga operacioni i zhvilluar disa ditë më parë në kryeqytet ku u kontrolluan 3 ambiente që dyshohet se përdoreshin për mashtrim me call center. *Grupi funksiononte me hierarki të qartë, me grupe operatorësh deri në 8 persona dhe nga një drejtues të cilët evropianët që të investonin fillimisht me shuma deri në 500 euro. *Sigurimi i internetit bëhej nga Eduard Dalla i cili në kontratën e lidhur kishte përdorur emrin Jose Santos. Duke lidhur kontrata interneti për disa kompani të hapura prej tij, Dalla më pas garantonte internetin për subjektet e call center. Ndërsa operatorët e këtyre subjekteve paguheshin deri në 800 euro në maj. *Mateo Hoxha dhe Tedi Agastra dyshohet të jenë dy prej personave kyç të këtij rrjeti mashtrimi pasi paratë i fusnin i investonin në kripto për të humbur gjurmët. Përllogaritet që shuma monetare e përfituar nga ky rrjet mashtrimi të ketë qenë mbi 50 milionë euro.

2 Postime
8 ORE ME PARE

Mashtrimi me call center, operatorët paguheshin 800 €! U premtonin evropianëve se do u shumëfishonin paratë

Perandoria 50 mln € e ngritur nga mashtrimet me call center!
Foto ilustruese

Prokuroria e Tiranës e cila ka ndjekur hetimet për skemën e mashtrimit të shtetasve europianë me call center, ka ndarë detaje të reja nga dosja hetimore duke bërë me dije sesi vepronin operaorët e punësuar në zyrat e këtyre subjekteve që dyshohet se kanë arritur të përvetësojnë mbi 50 milionë euro.

14 persona janë pjesë e procedimit penal. Organi i akuzës thotë se 12 prej tyre janë nën masën arrest me burg dhe 2 të tjerë në detyrim paraqitje. Këta persona ndaheshin në grupe të ndryshme sipas gjuhëve gjermanisht, anglisht dhe italisht dhe synonin tregje të caktuara ndërkombëtare.

Secili grup përbëhej nga 6-8 agjentë dhe mbikëqyrej nga një person që i monitoronte. Puna e tyre ishte që të ofronin shërbimin e rikuperimit të parave për persona të cilët kishin humbur në investime të mëparshme të “trading online” nëse këta persona ishin të interesuar, të dyshuarit i udhëzonin të hapnin një llogari në “Coin Baze” me depozitë fillestare 500 euro. Ndërkohë operatorët paguheshin 800 euro nga të cilat një pjesë u transferoheshin në bankë dhe të tjerat në zarfe. Secili prej punonjësve kishte username dhe vepronin me pseudonime.

Këto call-center-a funksiononin me një nivel të lartë organizimi, ndarje të qartë të detyrave dhe kontroll hierarkik, duke i ngjarë strukturave të bizneseve legjitime. Ky organizim profesional mundësonte mashtrime në shkallë të gjerë, ndërkufitare dhe dyshohet se kanë kryer mashtrim me shuma të mëdha në Vjenë dhe qytete të tjera në Austri nga periudha 15 qershor 2023 deri më 30 korrik 2024.

“Personat e mësipërm dyshohet se kanë nxitur qytetarët e dëmtuar, nëpërmjet paraqitjes së rrethanave të rreme, për të besuar se shumat e transferuara do të investoheshin realisht. Si pasojë e këtyre veprimeve të kundërligjshme, autorët kanë përfituar në mënyrë të padrejtë, për vete ose për llogari të personave të tretë, pasi të dëmtuarit, për shkak të mashtrimit, kanë transferuar shuma të konsiderueshme parash, të cilat në total vlerësohet se tejkalojnë shumën prej 50 milionë euro.

Të dëmtuarit zakonisht hyjnë në këto platforma mashtruese përmes një reklame të rreme të një personazhi të famshëm. Prokuroria identifikoi se shtetasit Tedi Agastra. dhe Mateo Hoxha, gjatë vitit 2024 kanë marrë vlera të konsiderueshme në adresa Kripto dhe më pas i kanë transferuar në adresa të tjera Kripto. Këta dy shtetas janë përfitues fundor të kriptovalutave të këtyre Call Centerave”- njofton mes të tjerash prokuroria. Versus.al

8 ORE ME PARE

Dosja/ 50 mln euro dëm, zbulohet “koka” që siguronte internetin e call center-ave, i maskuar si person tjetër

Perandoria 50 mln € e ngritur nga mashtrimet me call center!
Eduard Dalla, i arrestuar për mashtrim me call center

Versus.al ka mësuar detaje të reja lidhur me aksionin e zhvilluar pak ditë më parë nga policia shqiptare në bashkëpunim me autoritetet austriake për goditjen e një grupi kriminal që mashtronte qytetarët austriake nëpërmjet veprimtarisë “call center”.

Hetimet vijonin prej dy vitesh, ndërsa u gjetën prova për përshirjen e nëntë personave ndaj të cilëve u caktuan masa sigurie në kuadër të këtij operacioni.

Shtetasit austriakë mashtroheshin duke iu thënë se paratë e tyre do të investoheshin në aksione online. Por me të shtënë në duar kodin e tyre të “Any Desk”, personat e dyshuar arrinin të merrnin shuma të mëdha financiare. Deri më tani përllogaritet që ky grup të ketë arritur të kryejë mashtrime që tejkalojnë shumën e 50 milionë eurove me aktivitetin e nisur në vitin 2023. Viktimat e këtyre mashtrimeve hynin në këto platforma përmes një reklame të rreme të një personazhi të famshëm.

Hetuesit austriakë kanë mundur të identifikojnë disa “IP” shqiptare të cilat i përkisnin kompanive “One Albania” dhe “Tibo Communications”. Pas bashkëpunimit me këto kompani për të dhënat e IP-ve është zbuluar i arrestuari i parë, Eduard Dalla i cili kishte përdorur emrin fiktiv Jose Santos për t’u regjistruar si abonent në kontratën e internetit. Dalla kishte rolin e ndërmjetësit për të vështirësuar gjurmimin e call centerave nëpërmjet IP duke vepruar si ndërmjetës mes rrjetit të call center dhe ofruesve të internetit. Përmes përgjimeve, është dokumentuar gjithashtu se Dalla ka kërkuar lidhjen e të paktën shtatë kontratave të tjera interneti, përmes kompanive fiktive “Sonet shpk” dhe “Sonet Solution”.

Më 20 janar të 2025-ës, austriakët u informuan se kishte patur mashtrime të reja të qytetarëve. Njëra prej të dëmtuarave, kishte denoncuar se mashtruesit e kishin ftuar të investonte në platformën “imctrading”. Pas hetimeve të kryera u zbulua se këto transaksione lidheshin në mënyrë të drejtëpërdrejt me dy të arrestuarit e tjerë Mateo Hoxha dhe Tedi Agastra të cilët merrnin vlera të konsiderueshme në adresa kripto dhe i transferonin në adresa të tjera. Hoxha dhe Agastra dyshohet se morën 9 milionë euro Mateo Hoxha dhe babai i tij kishin një zyrë të këmbimit valutor “Alba Forex” ku është dokumentuar këmbimi i kriptovalutave.

Gjithashtu gjurmimet e IP-ve në oraret kur pretendohet të jenë kryer mashtrimet e shtetasve austriakë, drejtuan hetuesit tek pjesëtarët e tjerë të kësaj veprimtarie kriminale, konkretisht: Ledio Toçi, Aida Lulzim Vokli, Xhoel Mekolli, Ledion Cenaj, Marsel Lami dhe Xhoni Hitaj.

Në QKB rezultojnë me dhjetëra aktivitete biznesi të regjistruara me emra të ndryshme, me qëllim për të humbur gjurmët pasi rezultojnë të jenë vetëm fiktive. Zyrat ku vërtetë punojnë realisht ekipet e mashtrimit, janë kryesisht me status jo aktiv, dhe në adresa të tjera nga ato të deklaruara në QKB.

Ndërsa shumica e kompanive të regjistruara nga këta persona janë fiktive, dy kompanitë “Upstream Creative” dhe “Magnolia Group” dyshohet të jenë call centerat nga ku janë kryer mashtrimet që kanë shkaktuar dëme deri në milionë euro për shtetasit austriakë. Versus.al

Poll