
Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu është nderuar me titullin “Ylli i madh” gjatë ceremonisë për 100 vjetorin e Urdhrit të Skënderbeut.
Medalja iu dorëzua nga presidenti Bajram Begaj.
“Ceremoni interesante dhe e dobishme për shtetin shqiptar. Ju falënderoj dhe ju përgëzoj për këtë dekoratë. Një dekorim për shërbimin e gjatë, përpjekjet dhe punën në shërbim të vendit tim. Vlerësimi që jep vendi yt është tepër i veçantë, është mirënjohje. Në familjen time, dashuria për atdheun dhe përkushtimi kanë qenë të trashëguara”, deklaroi Moisiu.
Kujtojmë se sot u ndanë gjithsej 22 medalje ndaj personaliteteve që kanë dhënë kontribut për vendin tonë.


