AKTUALITET /

Aksident tragjik në Milot–Rrëshen: 70-vjeçari humb jetën, shoferi arratiset

Goditje fatale në mes të natës, autori largohet nga vendngjarja, policia në kërkim për kapjen e tij

Shkruar nga Versus

Aksident tragjik në Milot–Rrëshen: 70-vjeçari humb

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme aksin rrugor Milot–Rrëshen, ku një aksident tragjik i ka marrë jetën një 70-vjeçari.

Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 21:30, një automjet ka përplasur me forcë këmbësorin me inicialet N. L., duke e lënë pa jetë në vend. Goditja ka qenë fatale dhe i moshuari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ajo që e bën edhe më dramatike ngjarjen është fakti se drejtuesi i mjetit nuk ka ndaluar për të dhënë ndihmë, por është larguar menjëherë nga vendi i aksidentit, duke u zhdukur në errësirë.

Policia ka nisur një operacion për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur çdo detaj të kësaj ngjarjeje të rëndë që ka lënë pas një jetë të humbur dhe shumë pikëpyetje.

NJOFTIMI 

Rreth orës 21:30, në aksin rrugor Milot–Rrëshen, një automjet, me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin N. L., rreth 70 vjeç.
Si pasojë, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Poll