AKTUALITET /

Aksident tragjik në Rrugën e Arbrit, përplasen dy makina, humb jetën një person pranë tunelit të Qafës së Buallit

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një person

Shkruar nga Versus

Aksident tragjik në Rrugën e Arbrit, përplasen dy makina, humb

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Arbrit, në fshatin Plan i Bardhë, pranë tunelit të Qafës së Buallit.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një person.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.

Ndërkohë, pritet një njoftim zyrtar nga policia për të dhëna më të detajuara lidhur me rrethanat e aksidentit, identitetin e viktimës dhe numrin e personave të përfshirë në ngjarje.Versus.al

Poll