
Ashtu siç ishte paralajmëruar, ka nisur sot në orën 18:00 në Tiranë protesta e dytë e qytetarëve kundër ndërtimit të resortit 4 miliardë eurosh që është planifikuar të ndërtohet në Zvërnec.
Dhjetëra qytetarë kanë mbushur rrugët e kryeqyetit duke iu drejtuar sheshit "Skënderbej".
Kjo protestë vjen pas zhvillimeve që ndodhën të shtunën e 29 majit në Zvërnec, ku gjatë një proteste të thirrur nga qytetarë e ambientalistë, një protestues u dhunua barbarisht nga disa roje të një kompanie sigurie private.
Me pankarta të shumta në duar, qytetarët janë mbledhur në Sheshin Skënderbej, për të marshuar më pas, ashtu siç kanë paralajmëruar, drejti kryeministrisë.
“Rama në burg, Berisha në burg”; “Ik në katund”; “Hajde protestoi, ka kafe falas, çohu nga kafja”, thuhet në disa nga pankartat e qyqarëve që i janë bashkuar protestës. .
Pamjet filmike të shpërndara në rrjetet sociale kanë ngjallur reagime të shumta dhe revoltë pas dhunës së ushtruar nga persona civilë pa uniformë që tërhiqnin zvarrë një protestues, ndërsa policia e Vlorës pranishme nuk lëvizi as gishtin.
Pamjet flisnin vetë se si një protestues duke negociuar me forca të Policisë, merret më pas me forcë nga persona të paidentifikuar brenda gardhit, tërhiqet zvarrë dhe më pas goditet edhe në gjoks nga nje person me maske i cili më vonë u procedua penalisht.
Protestuesi Eduart Subashi deklaroi sot se prej disa ditësh ka qenë në gjendje të keqe dhe ka vjellë gjak, ndërsa rojet private i vunë pistoletën në kokë. Versus.al

