
Qindra qytetarë kanë dalë këtë pasdite në protestë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", kundër dhunës së ushtruar ndaj pronarëve të tokës në zonën e Zvërnecit më 29 maj.
Gjatë protestës, një grup të rinjsh rrethoi në mënyrë simbolike godinën e Ministrisë së Brendshme me tela me gjemba, duke e krahasuar me situatën në Zvërnec.
Më pas, tubimi u zhvendos përpara godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit thirrën në kor slogane kundër qeverisë dhe figurave politike kryesore.
Thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg” u dëgjuan gjatë marshimit, ndërsa gjatë fjalimeve të tyre, përfaqësues të shoqërisë civile dhe aktivistë kërkuan ndryshim politik dhe transparencë më të madhe mbi projektet zhvillimore dhe mënyrën e menaxhimit të pronave. Versus.al
View this post on Instagram

