
Ditën e martë (2 qershor) viziton Tiranën zyrtare presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa.
Në një njoftim për mediat, kryeministria ka publikuar agjendën e vizitës e cila zhvillohet në kuadër të vizitave diplomatike, në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, në prag të Samitit BE–Ballkani Perëndimor që do të mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi.
Samiti po mbahet gjashtë muaj pas samitit të fundit në Bruksel, duke riafirmuar forcimin e marrëdhënieve të BE-së me Ballkanin Perëndimor.
Nesër, pas takimit të përbashkët mes dy delegacioneve, Kryeministri Rama dhe Presidenti i Këshillit të Europës Antonio Costa do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Agjenda
11.15 – 12.00 Takim bilateral mes dy delegacioneve
12.15 – 12.45 Konferencë e përbashkët për shtyp. Versus.al

