POLITIKË /

"Çmenduri urrejtja ndaj hebrenjve", Rama: Ta parakalojmë Malin e Zi me investime, apo të mbetemi pas?

Shkruar nga Versus

"Çmenduri urrejtja ndaj hebrenjve", Rama: Ta parakalojmë

Duke folur për rrethimin e Zvërnecit përsa i takon zonës ku pritet të zhvillohet projekti me vlerë 4 miliardë dollarë nga Katari, kryeministri Edi Rama tha se kompania ishte e pajisur me leje të infrastrukturës në prill të këtij viti për të studiuar biodiversitetin e lagunës dhe më pas të ndërtojnë rrugëkalime për ta.

Ai e konsideroi “çmenduri” nxitjen e urrejtjes ndaj hebrenjve kur në fakt janë 2 investitorë nga Katari që do të zhvillojnë projektin. Sipas tij, Shqipëria duhet të zgjedhë nëse do të parakalojë Malin e Zi që është vendi me të ardhurat mesatare më të larta, apo të humbë këtë shans historik.

“Është e shkruar përpara kur ka ardhur kompania dhe është përballur me të gjitha vërejtjet për të përmirësuar projektin. Është kërkuar një grup pune. Leja  e infrastrukturës në prill 2026 është dhënë për vendosjen e pajisjeve të përkohshme që do përdoren për studimin e biodiversitetit të lagunës…ka nevojë për rrugëkalime që do vendosin pajisje që do bëjnë studimin e biodiverstietit dhe për këtë u dha leja u bë rrethimi dhe makineritë u morën me gurë pa kuptuar se çfarë po ndodh dhe çfarë po bëhet. Pasuritë objekt zhvillimi janë prone private. Të gjitha rezultojnë në pronësi të shoqëria albania land…Një çmenduri futja e urrejtjes për hebrenjtë dhe shfrytëzimi i dhimbjes së gazës nga ta që i thonë vetes myslimanë por janë pa din dhe iman duke i thënë shqiptarëve që po vijnë izraelite të marrin tokën. Janë dy bashkëpronarë nga Katari… Sot që flasim, investitorët kanë marrëveshje me Aman hotel, Sheval Blo është brandi më ekskluziv sot i cili është në Paris në Venecia dhe do vijë në Vlorë nëse së bashku do ja sigurojmë mirëseardhjen nëse do vazhdoni edhe ca ditë kështu do ndodhë tragjedia e Porto of Montegro por në përmasa të kësaj kohe. Porto of Montonegro që bëri fatin e Malit të Zi u ndërtua nga dikush që u sorollat në Shqipëri me vite, donte të bënte Portin e Durrësit dhe vajti në Mal të Zi. Sot Mali i Zi i ka pagat më të larta dhe të ardhura për frymë më të larta falë atyre investimeve që nuk pati frikë ti bëjë dhe nuk ua vuri shqelmin në fyt investitorëve… Që u ndërtua nga dikush që u sorollat ndër vite…Çfarë do zgjedhim, të shohim Malin e Zi nga mbrapa apo ta parakalojmë ma thoni dhe unë adaptohem sepse unë jam këtu me votën tuaj…”, theksoi ai. Versus.al

Poll