
Një incident është regjistruar në ambientet e Urgjencës së Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), ku një person i shoqëruar nga forcat e policisë ka tentuar të arratiset gjatë kohës që po merrte ndihmë mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake, personi ka tentuar të largohet me forcë nga ambientet e spitalit dhe, në përpjekje për t’iu shmangur efektivëve të pranishëm, është hedhur nga kati i dytë i godinës së Urgjencës.
Menjëherë pas ngjarjes, ai është neutralizuar dhe kapur nga efektivët e policisë që ndodheshin në vendngjarje, duke u vendosur sërish nën kontroll.
Burime nga terreni bëjnë me dije se pas incidentit po verifikohet edhe gjendja e tij shëndetësore, ndërsa nuk janë dhënë ende detaje të plota mbi dëmtimet e mundshme që mund të ketë pësuar.
Rrethanat që çuan në tentativën për arratisje mbeten ende të paqarta dhe po hetohen nga autoritetet përkatëse.
Policia pritet të dalë me një njoftim zyrtar për të sqaruar dinamikën e plotë të ngjarjes dhe statusin e personit të përfshirë.Versus.al

