AKTUALITET /

Aksidenti i frikshëm i autobusit në Tiranë, 5 persona dalin nga spitali! Shoferi pësoi arrest kardiak, qarkullonte brenda normave

Dy të mitur mes të plagosurve vijojnë të marrin ndihmë mjekësore fatmirësisht në gjendje të stabilizuar.

Shkruar nga Versus
Aksidenti i frikshëm i autobusit në Tiranë, 5 persona dalin nga
I ndjeri, shoferi i autobusit Redion Hasimi

Pesë prej 12 qytetarëve të plagosur në aksidentin e ditës së djeshme, kanë dalë nga spitali i Traumës mëngjesin e sotëm. Ministria e Shëndetësisë teksa dha detaje për gjendjen e të plagosurve, bën me dije se një i mitur 8 vjeçar ndodhet në reanimacionin e QSUT me parametra jetësore të qëndrueshme.

Gjithashtu në reanimacion ndodhet një shtetase vietnameze e cila është në gjendje të rëndë. Ndërsa një tjetër fëmijë 14 vjeçar është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën mjekësore në spital.

Mesditën e djeshme vendi u trondit nga aksidenti i ndodhur në rrugën Durrës-Tiranë ku një autobus i linjës Berat-Tiranë doli nga korsia dhe përfundoi në kanal teksa ishte pak kilometra larg kryeqytetit. Policia njoftoi se shoferi i autobusit, i riu Redion Hasimi, 36 vjeç kishte pësuar atak kardiak dhe për pasojë humbi jetën në vendngjarje. Ndërsa 12 persona të tjerë u transportuan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Shoferi i cili fatkeqësisht humbi jetën, po qarkullonte brenda nurmave të shpejtësisë. Në segmentin ku ndodhi aksidenti, kufiri maksimal i shpejtësisë është 100 km/h, ndërsa autobusi ka qenë duke lëvizur shpejtësi më të ulët. Po ashtu, verifikimet e Policisë Rrugore të Tiranës tregojnë se 36-vjeçari nuk kishte precedentë si drejtues problematik dhe nuk rezulton të ketë pasur shkelje të konstatuara të rregullave të qarkullimit rrugor. Versus.al

Poll