AKTUALITET /

Aksidenti tragjik në rrethrrotullimin e TEG-ut, rëndohet bilanci. Humb jetën dhe personi që ndodhej me viktimën në betoniere

Mësohet se ka vdekur dhe një person i dytë që mbeti i plagosur nga aksidenti i ndodhur ditën e sotme në rrëthrrotullimin e Saukut.

Shkruar nga Versus

Aksidenti tragjik  në rrethrrotullimin e TEG-ut, rëndohet bilanci.

Rëndohet bilanci nga aksidenti tragjik në rrthrrotullimin e TEG-ut.

Mësohet se ka vdekur dhe një person i dytë që ndodhej në betoniere, i cili nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve nga aksidenti i ndodhur ditën e sotme në rrethrrotullimin e Saukut.

Betonierja po lëvizte nga Farka në drejt të rrethrotullimit të TEG me shpejtësi të lartë teksa ka goditur një makinë tip Audi që po kalonte rrethin, e më pas ka dalë nga rruga duke rënë në autostradë.

Si pasojë e rënies nga lartësia, drejtuesi i betonieres ka humbur jetën në vend.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se nga aksidenti tek rrethrrotullimi i TEG-ut, ku një kamion (pompë betoni) është përplasur me një automjet, ka vdekur drejtuesi i betonieres ndërsa janë plagosur 2 të tjerë. Por nuk janë identifikuar akoma personat që ndodheshin në kamionin betoniere. Dyshohet se drejtuesi dhe personi në kamionin (pompë betoni) janë egjiptianë.

Si pasojë e përplasjes, kamioni (pompë betoni) ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan, në drejtim të Elbasanit.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./Versus.al

 

 

Poll