
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë i ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në rrethrrotullimin e TEG-ut, ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.
Ngjarja ndodhi në aksin TEG–Elbasan, ku një kamion pompë betoni u përplas me një automjet dhe më pas doli nga mbikalimi, duke rënë në rrugën poshtë.
Sipas burimeve paraprake, dy personat që ndodheshin në kamion dyshohet se janë shtetas egjiptianë. Për shkak të mungesës së dokumenteve të konfirmuara, identiteti i tyre ende nuk është bërë publik zyrtarisht.
Njëri prej tyre humbi jetën në vendngjarje, ndërsa tjetri u transportua në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë, një person tjetër i përfshirë në aksident ka mbetur i plagosur. Policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për përcaktimin e shkakut të aksidentit tragjik./Versus.al

