AKTUALITET /

Gazetarja denoncoi rastin e nënës me foshnjën 7-muajshe në burgun e Pojskës / Avokati i Popullit nis hetimin: Nesër presim lirimin e saj

Avokati i Popullit deklaroi se janë ngritur dyshime për shkelje të mundshme në procedurën e burgosjes së 34-vjeçares me iniciale D.S.

Shkruar nga Versus

Gazetarja denoncoi rastin e nënës me foshnjën 7-muajshe në

Avokati i Popullit, Endri Shabani, ka nisur një hetim për rastin e 34-vjeçares me iniciale D.S., e cila ndodhet në burgun e Pojskës së bashku me fëmijën e saj 7-muajsh.

Rasti u publikua në media dhe sot Shabani zhvilloi një inspektim në institucionin e vuajtjes së dënimit, për të parë nga afër kushtet ku ndodhet nëna dhe foshnja.

Ai deklaroi se janë ngritur dyshime për shkelje të mundshme në procedurën e burgosjes së saj.

Sipas Avokatit të Popullit, çështja ngre pikëpyetje pasi gruaja ka tre fëmijë të mitur dhe vendimi i gjykatës ka marrë formë të prerë pas 49 ditësh, ndërkohë që, sipas tij, nëse procedura do të ishte ndjekur brenda afateve, ajo mund të kishte përfituar nga amnistia.

“Po hetojmë mënyrën se si është zhvilluar procedura. Ka disa pikëpyetje, pasi vendimi ka dalë më 13 maj, por ka marrë formë të prerë pas 49 ditësh. Nëse do të kishte marrë formë të prerë brenda dy javësh, do të ishte brenda afatit të amnistisë”, deklaroi Shabani.

Ndërkohë, ai shtoi se po verifikohen edhe pretendimet e gruas se ajo ishte kthyer vetë nga Gjermania dhe ishte paraqitur në polici, duke ngritur pikëpyetje nëse bëhej fjalë për një person që i ishte shmangur drejtësisë.

Në përfundim të hetimit, Avokati i Popullit do të kërkojë marrjen e masave nga institucionet përgjegjëse nëse do të konstatohen shkelje ligjore apo procedurale.

E reja, nënë e tre fëmijëve të miturve, u arrestua me të mbërritur në Rinas dhe u dërgua në burgun e Pojskës, pasi ishte denoncuar nga vjehrri i saj për dhunë në familje.

Menjëherë pas lajmit të bërë publik në Top Channel, Presidenti i Republikës Bajram Begaj, është interesuar pranë organeve ligjzbatuese që çështja të zgjidhet dhe nëna e tre fëmijëve të mitur të lihet e lirë.

 

Poll