
Një vatër zjarri ka përfshirë pasditen e sotme kodrat pranë fshatit Selishtë, në bashkinë Mallakastër.=
Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me ullishte, pemë dhe shkurre, ndërsa era e fortë që fryn në zonë ka ndikuar në përhapjen e flakëve.
Forcat zjarrfikëse të Mallakastrës janë angazhuar në terren dhe po punojnë për izolimin e vatrës së zjarrit, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës dhe ndërhyrjen për shuarjen e plotë të flakëve./Versus.al

