
Vlorë- Policia ka ''blinduar'' qendrën e qytetit bregdetar ku po zhvillohet një operacion blic pas aksidentit tragjik të ndodhur disa netë më parë ku nje mjet tip 'Porsche' përplasi për vdekje 17 vjeçarin Leandro Shametaj.
Automjetet luksoze me xhama të zinj janë në fokus të kontrolleve. Oficerët po kontrollojnë për kapjen e personave me precedentë penalë apo të shpallur në kërkim si dhe zbulimin e rasteve të armëmbajtjes pa leje.
Kryesisht aksioni po zhvillohet në zonën e Skelës si dhe në pjesë të tjera të qytetit. Versus.al
 
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                       

 
	                        
	                        
	                        
	                       