AKTUALITET /

Apartamenti i tmerrit në Tiranë: Suedezja 31-vjeçare akuzon tre turq për p*rdhunim, vihen në pranga

Tre shtetas turq u arrestuan në Tiranë pas denoncimit të një 31-vjeçareje suedeze për dhunë seksuale. Njëri prej tyre akuzohet edhe për prodhim dhe shitje droge, ndërsa dy të tjerët për moskallëzim krimi dhe përdorim lëndësh narkotike.

Shkruar nga Versus

Apartamenti i tmerrit në Tiranë: Suedezja 31-vjeçare akuzon tre

Tre persona nga Turqia u arrestuan nga Komisariati i Policisë Nr. 2 në Tiranë, pas denoncimit të një 31-vjeçareje suedeze, e cila deklaroi se ishte abuzuar seksualisht në një apartament me qira pranë zonës së Zogut të Zi.

Në pranga ra Ferhatcan Cicek, 29 vjeç nga Stambolli, i dyshuar për marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritur.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 12 shkurtit, sipas burimeve policore.

Viktima suedeze, identifikuar me inicialet V. E., u dërgua për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku u konfirmuan shenja dhe dëmtime të përputhshme me dhunë seksuale.

Gjatë kontrollit të banesës me qira, policia sekuestruar një sasi kanabisi, ndaj 29-vjeçarit rëndon edhe akuza për prodhim dhe shitje të drogës.

Po ashtu, janë arrestuar dy persona të tjerë, 28 dhe 31 vjeç, të cilët dyshohet se kanë qenë të pranishëm gjatë ngjarjes dhe që kanë konsumuar një pjesë të lëndës narkotike të gjetur në apartament.

Ata akuzohen gjithashtu për moskallëzim të krimit dhe përdorim droge.

Hetimet paraprake vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe rolit të çdo personi të përfshirë./Versus.al

 

Poll