
Ashtu siç edhe më herët banorët kishin pretenduar, gjykata e Apelit ka njohur si pronare të tokës në Rrjoll familjen Malaj. Ky vendim është një tjetër dëshmi e fortë se qëndresa e tyre nuk ishte e pavend dhe se projekti për ndërtimin e resortit të biznesmenit Bashkim Ulaj nuk mund të vazhdojë pa u sqaruar situata juridike.
Ky lajm u bë publik nga avokati Ndue Pjetra dhe u konfirmua edhe nga vetë banorët gjatë protestës së sotme, të cilët e cilësuan vendimin si një hap të madh në betejën e tyre ligjore. Sipas tyre, ky akt i Apelit krijon precedent dhe i hap rrugë njohjes së pronësisë edhe për familje të tjera që pretendojnë të drejta mbi të njëjtën sipërfaqe.
Me këtë zhvillim projekti i Ulajt ku po punon kompania themelet e projektit të lidhur me biznesmenin Bashkim Ulaj dhe kompaninë Gener 2. Sepse për sa kohë një pjesë e tokës rezulton me pronar të njohur nga gjykata, çdo pretendim për “qartësi të plotë ligjore” bie ndesh me realitetin. Pretendimet e banorëve janë përcjellë në vazhdimësi nga redaksia e Versus.al.


