AKTUALITET /

Arratisja e Altin Ndocit, lirohen nga qelia 5 prej të arrestuarve, burg për zv.drejtorin dhe 2 policë

Shkruar nga Versus

Arratisja e Altin Ndocit, lirohen nga qelia 5 prej të arrestuarve, burg

Durrës- Gjykata ka caktuar sot masat e sigurisë për 8 prej 10 personave të arrestuar në total lidhur me arratisjen e të paraburgosurit Altin Ndoci më 13 janar teksa merrte mjekim në spitalin rajonal.

Në burg kanë mbetur ish-zv.drejtori i burgut të Durrësit Dezdemon Pazaj dhe 2 prej efektivëve që e shoqëruan Ndocin ditën e arratisjes, Sali Ferollari dhe Fation Baçi. Ndërsa u liruan 3 efektivët e tjerë të grupit të shoqërimit Aranit Çela, Preng Marvataj dhe Dorjan Saraçi, për të cilët caktoi masën detyrim paraqitjeje.

Masa “arrest shtëpie” u caktua për Aulon Çukon, kryeinfermierin e burgut i cili firmosi me urgjencë rekomandimin për dërgimin e Ndocit për vizitë në spital si dhe për Violeta Ukën, punonjësen e policisë së burgjeve e cila nuk njoftoi sallën operative për transportimin e Ndocit në spital.

MASAT E SIGURISË

Dezdemon Pazaj- Zv.shefi i Policisë së Burgut të Durrësit (Arrest me burg)

Fation Baçi- Inspektor (Arrest me burg)

Sali Ferollari- Inspektor (Arrest me burg)

Aulon Çuko- kryeinfermieri i Burgut të Durrësit (Arrest shtëpie)

Violeta Uka- Komisare (Arrest shtëpie)

Dorian Saraçi- Kryeinspektor (Detyrim paraqitje)

Preng Marvataj- Inspektor (Detyrim paraqitje)

Aranit Çela - Kryeinspektor (Detyrim paraqitje)

 Dje u arrestua edhe ish-drejtori i Burgut të Durrësit, Indrit Cerloj ndërsa u vendos arrest shtëpie për mjeken e burgut, Ylfete Sema, e cila kishte rekomanduar vizitën e Ndocit në spital. Versus.al

Poll