
Situata në Big Brother VIP Kosova ka degraduar për të disatën herë. Në rrjetet sociale po qarkullon një video e patransmetuar ku dëgjohet një deklaratë e rëndë e Limit ndaj Albës, por nuk bëhet me dije se kujt i drejtohej banori me fjalët e thëna.
“Ajo është çik më k*rvë sesa ti”- është shprehur Lim Hoti.
Ndërsa kjo shprehje ka sjellë reagimin e Albës e cila iu drejtua me fjalët:
"Si the! Çfarë the? Ore ti je duke thënë se ajo është çik më k*rvë se unë? Çfarë është ajo fjalë që thua, përse ma the ashtu, o i poshtër”.
Episode të tilla ngrejnë sërish shqetësimin e bërë tashmë kronik në reality show të tilla të cilat në shumë raste ndikojnë për keq tek sjellja e atyre që i ndjekin të cilët mund t'i marrin si modele reference. Versus.al

