POLITIKË /

“S’ka kanal kullues që i përballon”, Rama për përmbytjet në Durrës: Ka shumë prurje të plastikës

Sërish kryeministri e vuri përgjegjësinë tek mbetjet e plastikës që hidhen në vende të papërshtatshme duke bllokuar kanalet kulluese.

Shkruar nga Versus

“S’ka kanal kullues që i përballon”, Rama për

Pas takimit me kryebashkiakët, kryeministri Edi Rama inspektoi punimet që po bëhen në Durrës për shëtitoren “Taulantia” e cila rikonstruktohet për të disatën herë dhe pritet që punimet të përfundojnë në maj të këtij viti.

Teksa kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako tha se pas situatës së përmbytjeve që kishte patur, i kishte kërkuar kompanisë të rindërhynte në tubacionet e projektit, Rama nënvizoi sërish se shkak për përmbytjet janë bërë prurjet e plastikës të cilat sipas tij nuk mundet t’i përballojë asnjë kanal kullues.

Sako: Element i rëndësishëm është edhe lidhja e kanalit të ujërave të larta nga Shkozeti dhe plazhi drejt urës së Dajlanit. Pas situatës së përmbytjeve që patëm, kemi biseduar me kompaninë për të bërë të mundur që të hapet e plotë në mënyrë që të parashikojë edhe fluksin e lartë të ujërave që arritën në maksimum në rastin e reshjeve të javës që kaloi.

Rama: Vijnë shumë prurje të plastikës nga ujëra e fryra dhe ato krijojnë një situatë si ajo atje që është e pamundur të përballohet nga asnjë lloj kanali. Kështu që duhen bërë paralelisht. Versus.al

Poll