AKTUALITET /

“Babi më kanë rrëmbyer”, çudira në Kavajë, djali mashtroi të atin për të marrë para! Arrestohet dhe shoku i tij

Shkruar nga Versus

“Babi më kanë rrëmbyer”, çudira në

Një 28 vjeçar i identifikuar si Lubjan Camena është arrestuar nga policia e Kavajës pasi dyshohet se inskenoi rrëmbimin e tij me qëllim që të përfitonte para nga i ati.

I riu bashkëpunoi me 45 vjeçarin Bernard Kiptiun i cili gjithashtu ka rënë në pranga. Lubjan Camena telefonoi babain e tij për ta njoftuar se ishte rrëmbyer dhe se për ta lënë të lirë, Bernard Kiptiu i kërkonte një shumë të majme parash. Babai i 28 vjeçarit u shfaq në vendin e ngjarjes me shumën e parave të kërkuar nga 45 vjeçari i cili u arrestua nga policia. Ndërsa 100 metra larg vendngjarjes, u arrestua edhe djali i tij i cili dy ditë më parë i kishte marrë makinën dhe ia kishte shitur. 

"Mashtroi babain duke inskenuar rrëmbimin e vet për të përfituar para, vihet në pranga 28-vjeçari. Arrestohet edhe bashkëpunëtori i tij, i cili do të merrte shumën e kërkuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasit L. C., 28 vjeç, banues në Kavajë, dhe B. K., 45 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi L. C. kishte mashtruar babain e tij, shtetasin B. C., duke i thënë se ishte rrëmbyer dhe se për lirimin e tij kërkohej një shumë eurosh. Shtetasi B. K. u kap në flagrancë në lagjen nr. 16 të qytetit të Durrësit, duke i kërkuar shtetasit B. C. shumën e parave, me pretendimin se do të shërbenin për lirimin e djalit të tij. Rreth 100 metra larg vendit të ngjarjes, shërbimet e Policisë gjetën edhe 28-vjeçarin, i cili u arrestua në flagrancë, pasi rezultoi se kishte inskenuar ngjarjen dhe dy ditë më parë i kishte marrë automjetin babait të tij, dhe dyshohet se e ka shitur", thuhet në njoftimin e policisë. Versus.al

 

 

Poll