MAGAZINË /

Sonte finalja e Kupës së Botës për klube, PSG kërkon lavdi, Chelsea synon ringritjen

Shkruar nga Versus

Sonte finalja e Kupës së Botës për klube, PSG kërkon

Sot në SHBA luhet finalja e Kupës së Botës për Klube mes PSG dhe Chelseas. Me orën evropiane ndeshja luhet në orën 21:00 në stadiumin MetLife të Nju Xhersit.

Dy gjigantët e futbollit evropian, të përforcuar me yje dhe ambicie të mëdha, do të kërkojnë të shkruajnë historinë në këtë edicion të veçantë të turneut që për herë të parë zhvillohet me formatin e ri.

Chelsea, pas një sezoni të ringritjes, ka treguar stabilitet dhe pjekuri në rrugëtimin drejt finales, duke eliminuar kundërshtarë të fortë dhe duke dëshmuar se rikthimi në elitë nuk është rastësi.

Nga ana tjetër, PSG ka qenë bindëse në çdo paraqitje, me një repart sulmues që ka bërë diferencën dhe me synimin për të fituar trofeun e parë të rëndësishëm ndërkombëtar nën udhëheqjen e trajnerit të ri. Trofeu do të jetë i rëndësishëm edhe në nivel individual pasi në rast të fitores së PSG ka shumë mundësi që fituesi i Topit të Artë këtë vit të jetë Ousmane Dembele. Versus.al

Poll