Ditën e sotme kur bëhen plot shtatë ditë nga aksioni i nisur i Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, shembjet në Theth vijojnë dhe bashkë me to edhe protesta e banorëve.
Kur janë prishur mbi 60 ndërtesa nga IKMT, mësohet se janë identifikuar edhe ndërtesa të tjera pa leje dhe për to do të vijojë aksioni i shembjes. Përgjatë ditës së djeshme, disa herë pati përplasje mes banorëve protestues kundër shembjes dhe efektivëve të policisë.
Të pranishëm ishin edhe zyrtarët e PD, Bardh Spahia e Luçiano Boçi të cilët gjithashtu u përplasën me policinë. Banorët pretendojnë se duhej që t’u lihej kohë për të zhvendosur strukturat e drurit të ngritura në tokën e tyre dhe jo t’u shembeshin pasi u shkaktohet dëm i madh ekonomik. Versus.al







