AKTUALITET /

Bashkëpunonte me "bolin e kokainës" për trafik droge, lihet në burg Eralbi Breçani

Shkruar nga Versus
Bashkëpunonte me "bolin e kokainës" për trafik droge,
Eralbi Breçani, Ervin Mata

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në burg Eralbi Breçanin, pjesë e grupit të Ervin Matës dhe të ndjerit Ergys Dashi të cilët bashkëpunonin për trafikin e kokainës nga Amerika Latine drejt Europës.

Breçani doli në përgjimet e SkyEcc ku komunikonte me Matën, Dashin dhe persona të tjerë për transportin e kokainës në vende të ndryshme të Europës. Ai akuzohet se ka trafikuar mbi 440 kg kokainë.

Më 15 qershor të këtij viti, Breçani u ekstradua nga Spanja drejt Shqipërisë pasi ishte vetëdorëzuar më herët tek autoritetet spanjolle.

Gjithashtu Ervin Mata, i njohur si “bosi i kokainës” u arrestua dy muaj më parë në Brazil, ndërsa Ergys Dashi është ekzekutuar rreth 4 vite më parë në Ekuador brenda një lokali. Versus.al

Poll