
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita gjatë një deklarate për mediat foli lidhur me rastin e ndodhur ditën e djeshme ku 3 deputetë shqiptarë të partisë “VLEN” në Maqedoninë e Veriut.
Hita tha se një person i katërt që shoqëronte ligjvënësit me pasaporta diplomatike, u ndalua në kufi dhe se në këto kushte edhe deputetët shqiptarë nuk kanë pranuar të ndahen.
“Policia e Shtetit dhe policia kufitare është garant i respektimit të ligjit. Në Kufi, në Qafë-Thanë, u paraqitën 4 shtetas, 3 me pasaporta diplomatike. 3 prej tyre iu është bërë me dije që të vazhdonin kalimin, një prej tyre nuk a mundur të udhëtojë, pasi nuk ka pasur dokumentacionet. Këta 3 persona të tjerë nuk kanë pranuar të ndahen dhe janë drejtuar drejt Maqedonisë së Veriut. Ky nuk është rast i izoluar, pasi janë raste të njohura për policinë kufitare, është punë e përditshme apo nuk ka vend për panik”- tha Hita. Versus.al


