AKTUALITET /

"Anuloni ligjin nr.21/2024", eurodeputetja-PS: Ujin e lumenjve po e çoni për resorte, protestat nuk dëmtojnë integrimin

Shkruar nga Versus

"Anuloni ligjin nr.21/2024", eurodeputetja-PS: Ujin e lumenjve po e

Eurodeputetja italiane Cristina Guarda gjatë fjalës së saj sot në Strasburg kritikoi qeverinë shqiptare për dëmtimin e disa ekosistemeve natyrore, ndërsa shprehu habinë kur kishte parë sesi ishte ndërtuar një rrugë në Nartë në zonën e mbrojtur pavarësisht se nuk ishte dhënë leje ndërtimi.

“Ne vizituam zonën e parkut kombëtar të Vjosa-Nartës dhe është një rast që natyrisht ka tërhequr shumë vëmendje ndërkombëtar dhe ka shkaktuar protesta.

Gjatë vizitës ajo që na ra më shumë në sy ishte të kur pamë se në territorin e mbrojtur ku nuk ka leje ndërtimi ishte ndërtuar një rrugë prej 7 kilometrash. Pamë nga videot e mëparshme gardhe që kufizonin hyrjen e qytetarëve, kamionë e makineri”- tha Guarda duke theksuar se ministri i Mjedisit nuk kishte asnjë dijeni për situatën e zonës.

Duke e cilësuar si të papranueshëm uljen e nivelit të mbrojtjes së natyrës, ajo kërkoi anulimin e ligjit nr.21/2024 ndërsa tha se nuk janë protestat ato që rrezikojnë integrimin e Shqipërisë në BE. Versus.al

Poll