AKTUALITET /

“Sulm i koordinuar ndaj bizneseve”, Hita: 10 mijë llogari po japin ‘vlerësime’ negative, prishin imazhin e vendit

Hita tha se policia po bën verifikime për të përcaktuar nëse sulmi është i qëllimshëm dhe mund të dëmtojë konkurrencën e lirë.

Shkruar nga Versus

“Sulm i koordinuar ndaj bizneseve”, Hita: 10 mijë llogari po

Në kuadër të fushatës së nisur online nga protestuesit kundrejt bizneseve që nuk kanë mbështetur protestën, shumë prej bizneseve kanë marrë vlerësime negative në google duke i bërë turistët që të stepen nga këto biznese.

Për këtë foli edhe drejtori i përgjithshëm i policisë, Skënder Hita i cili tha se kemi të bëjmë me një sulm të koordinuar që dëmton jo vetëm bizneset, por edhe imazhin e Shqipërisë si vend mikpritës.

“Shqetësim serioz, për një veprimtari të dyshuar të koordinuar në hapësirën kibernetike. Kjo veprimtari rrezikon të dëmtojë jo vetëm biznese, por edhe imazhin e Shqipërisë si një vend i sigurt dhe mikpritës. Strukturat tona kanë evidentuar aktivitet të dyshuar të koordinuar në platformat online, që konsiston në publikimin masiv të komenteve dhe revieë negative ndaj biznese që ushtrojnë aktivitet në sektorin e turizmit. Administrimi i kallëzimeve dhe të dhënat japin indicie për ekzistencën e një rrjedhje llogarish. Brenda një periudhe këto llogari kanë publikuar në masë komente negative me qëllim dëmtimin e reputacionit të bizneseve shqiptare. Mbi 10 mijë llogari me modele aktiviteti të dyshimtë. Ka llogari dhe me profile të rregullta që janë identifikuar. Janë evidentuar raste kur  e njëjta llogari ka publikuar vlerësime negative për biznese në qytete, Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Korçë, Vlorë e Sarandë. Nëse provohet që është e qëllimshme, prek konkurrencën, besimin e konsumatorëve dhe perceptimin e Shqipërisë si një destinacion i sigurt. Çdo përpjekje për të cenuar interesin ekonomik të vendit do të trajtohet me prioritet maksimal. Kush ka kontaktuar raste të ngjashme, të paraqesë kallëzim në polici”, tha Hita. Versus.al

Poll