AKTUALITET /

Krijoi lidhje me një nga autoret e dhunës ndaj 17-vjeçares në Fier, Hita pezullon nga detyra efektivin e policisë

Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, njoftoi vendimin e marrë kur tha se “polici ka hyrë në një marrëdhënie të panevojshme me vajzat që kanë kryer veprimin e kundraligjshëm”

Shkruar nga Versus

Krijoi lidhje me një nga autoret e dhunës ndaj 17-vjeçares

Pezullohet nga detyra një polic në Fier, pasi dyshohet se ka shkelur rregulloren, duke pasur marrëdhënie me vajzat që dhunuan 17-vjeçaren, ngjarje e bërë publike pak ditë më parë.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, njoftoi vendimin e marrë kur tha se “polici ka hyrë në një marrëdhënie të panevojshme me vajzat që kanë kryer veprimin e kundraligjshëm”.

“Oficeri i policisë që është i përfshirë në ngjarjen e Fierit, ky nuk është i evidentuar se se ka nxjerrë videon ose e ka bërë publike për mediat, por pezullim i tij është urdhëruar për shkeljen e standardeve dhe cënimin e rëndë të figurës që ka bërë punonjësi i policisë në krye të detyrës, pasi ka hyrë në një marrëdhënie të panevojshme me vajzat që kanë kryer këtë veprim të kundraligjshëm”, tha Hita./Versus.al

 

Poll