
Një ditë pas mbledhjes së mbajtur ditën e djeshme, Bordi i Transparencës u mblodh sërish sot për të caktuar çmimet e reja për karburantet.
Nga sot një litër naftë do të shitet jo më shumë se 176 lekë, plot 4 lekë më pak se ditën e djeshme. Ndërsa një litër benzinë do të shitet 164 lekë, 2 lekë më pak se ditën e djeshme.
Këto janë ndër çmimet më të ulëta të karburanteve që pas nisjes së luftës mes SHBA dhe Iranit në Lindjen e Mesme. Çmimet do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e radhës. Versus.al

