
Shkodër- Një person është paraqitur në komisariatin e policisë për të denoncuar zhdukjen e gruas dhe djalit të tyre të mitur 1 vjeç.
Prej dy ditësh Gjovalin Mikaj shprehet se nuk ka patur asnjë lajm prej tyre, ndërsa ka kërkuar nga policia që ta ndihmojë të gjejë vetëm djalin e mitur duke theksuar se për bashkëshorten nuk ka më interes.
Bashkëshorti ka deklaruar gjithashtu se kjo nuk është hera e parë që gruaja e tij largohej nga shtëpia duke e lënë atë me djalin e mitur që ta mbante. Grupi hetimor ka nisur veprimet për gjetjen e gruas dhe djalit të mitur. Versus.al







