MAGAZINË /

Faktori i çuditshëm që na shkakton pagjumësi sipas një studimi të ri

Gjetjet tregojnë për herë të parë se si ato çsinkronizojnë ritmin normal të trupit.

Shkruar nga Versus

Faktori i çuditshëm që na shkakton pagjumësi sipas

Plastikët mund të ndikojnë në orën biologjike dhe gjumin tonë, sipas një studimi të ri.

Ende nuk dihet saktësisht se si ndikojnë plastikët dhe mikroplastikët në organizmin e njeriut, por një studim i ri sugjeron për herë të parë se këto materiale mund të ndërhyjnë edhe në cilësinë e gjumit, duke çrregulluar ritmin cirkadian – orën tonë të brendshme biologjike.

Studiuesit kryen eksperimente in vitro me kimikate të nxjerra nga tuba ushqyerjeje mjekësore të prodhuar nga PVC-ja dhe tuba uji nga poliuretani, të cilët përdoren nga vrapuesit e distancave të gjata. Këto materiale janë të pranishme në një sërë produktesh të përditshme, si lodra për fëmijë, ambalazhe ushqimore apo edhe mobilie.

Sipas rezultateve, këto kimikate plastike kanë aftësinë të çrregullojnë orën e brendshme të trupit deri në 17 minuta.

Megjithatë, siç thekson Martin Wagner, një nga autorët e studimit dhe studiues i kimikateve të plastikës në Institutin Norvegjez të Shkencës dhe Teknologjisë, nevojiten kërkime të mëtejshme për të kuptuar plotësisht ndikimin e kësaj ekspozimi.

Publikuar në revistën "Environmental International", studimi thekson:

"Kjo punë shton prova të reja në korpusin gjithnjë në rritje që tregon se plastikët përmbajnë komponime me efekte të shumta toksike. Është e nevojshme një ndryshim rrënjësor në mënyrën e projektimit dhe prodhimit të plastikës për të garantuar sigurinë e tyre."

Ritmi cirkadian nuk ndikon vetëm te gjumi dhe zgjimi, por çrregullimet e tij janë të lidhura me një rrezik më të lartë për obezitet, demencë dhe sëmundje kardiovaskulare.

Deri tani, shumica e studimeve mbi plastikët janë përqendruar në ndikimin e përbërësve si ftalatet mbi sistemin endokrin dhe hormonet. Por ky studim i ri fokusohet në një nivel edhe më themelor – në qelizat dhe në receptorët e adenozinës, të cilët kanë një rol kyç në rregullimin e ritmit cirkadian.

Studiuesit madje e krahasojnë efektin e këtyre kimikateve me atë të kafeinës, e cila gjithashtu bllokon receptorët e adenozinës, duke zgjatur zgjimin përtej normales.

“Nuk e dimë ende sa serioz është ky ndikim. Dikush mund të mendojë: ‘Vetëm 15 minuta? Nuk është ndonjë gjë e madhe’. Por ora jonë e brendshme është kaq e rregulluar në mënyrë precize, saqë edhe një ndryshim i vogël ka rëndësi,” thekson Wagner./Versus.al

Poll