BOTA /

VIDEO/ Trump realizon dëshirën e djaloshit të familjes shqiptare, i jep një dhuratë të veçantë

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Trump realizon dëshirën e djaloshit të familjes shqiptare,

SHBA- Presidenti Donald Trump ka patur një takim të veçantë në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë ku bëri një gjest të jashtëzakonshëm duke realizuar dëshirën e një djali nga familja shqiptare Xhaferi.

Ky moment i ngrohtë dhe emocional u transmetua edhe përmes videos që ka prekur zemrat e shumë njerëzve.

Videon e ka publikuar në platformën X edhe asistentja speciale e presidentit dhe këshilltarja për komunikim, Margo Martin.

“Moment prekës mes Presidentit Trump dhe familjes Xhaferi”, shkroi ajo në përshkrimin e videos.

Sipas raportimeve, ky takim u organizua në kuadër të iniciativës bamirëse “Make-A-Wish” (Shpreh një Dëshirë), një organizatë me mision të veçantë: të plotësojë dëshirat e fëmijëve që vuajnë nga sëmundje serioze dhe kritike.

Gjatë këtij takimi të veçantë, Trump i dorëzoi djaloshit edhe një monedhë si një kujtim të veçantë nga kjo përvojë e paharrueshme. Versus.al

Poll