
Presidenti Joe Biden ka bërë daljen e tij të parë publike pas lajmit për diagnozën e tij me një formë agresive të kancerit në prostatë.
I buzëqeshur ish-presidenti iu bashkua bashkëshortes së tij, Dr. Jill Biden, dhe familjes për të festuar diplomimin e nipit të tij, Robert 'Hunter' Biden III.
Jill publikoi një foto në rrjetet sociale, duke shkruar:
"Gjyshja dhe gjyshi krenar! Urime Hunter – jemi shumë krenarë për ty."

Hunter është djali i Beau Biden, djalit të ndjerë të Joe Biden, dhe i Hallie Biden. Ai u diplomua më 23 maj në shkollën Salisbury në Connecticut.
Në fotografinë e publikuar ndodhej edhe halla e tij, Ashley Biden, si dhe motra Natalie, 20 vjeç.
View this post on Instagram