AKTUALITET /

"Luftë" në Serbi / 48 oficerë policie të plagosur dhe 77 të arrestuar pas përplasjeve në protestën masive

Aleksandar Vuçiç vlerëson se trazirat disamujore në Beograd i kanë shkaktuar ekonomisë serbe dëme prej 800 milionë eurosh.

Shkruar nga Versus

"Luftë" në Serbi / 48 oficerë policie të plagosur

Trazirat e fundit në Beograd kanë pasur pasoja të rënda, me 48 oficerë policie të plagosur dhe 77 persona të arrestuar, përfshirë një të mitur. Të dhënat u bënë të ditura nga ndihmësdrejtori i policisë serbe, Dejan Lukoviç, duke folur për stacionin televiziv TV Prva.

Sipas Lukoviç, policia synon të ngrejë 35 kallëzime penale dhe 22 kundërvajtje administrative. "Ne vazhdojmë të sqarojmë të gjitha rrethanat, të krijojmë një pamje të plotë të ngjarjeve dhe të identifikojmë individët e mbetur, organizatorët. Në bashkëpunim me prokuroritë dhe shërbimet kompetente të sigurisë, ne do ta çojmë këtë çështje deri në fund", theksoi ai.

"Luftë" në Serbi / 48 oficerë policie të plagosur

Sipas Arkivit të Tubimeve Publike në Serbi,  rreth 140,000 njerëz u mblodhën mbrëmë në qendër të Beogradit për të protestuar kundër presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë së tij. Presidenti Vuçiç foli për shifra shumë më të vogla, por ai njoftoi që para fillimit të protestës se nuk do t'i plotësojë kërkesat e studentëve dhe protestuesve të tjerë për zgjedhje të parakohshme.

Ai kundërshtoi edhe kërkesën që nga qendra e qytetit të largohen "studentët që duan të mësojnë", një grup studentësh dhe persona të tejrë të afërt me regjimin, që janë besnikë ndaj Vuçiçit.

"Luftë" në Serbi / 48 oficerë policie të plagosur

Protestat e qeta dhe shpërthimi i dhunës
Protestat në Beograd janë mbajtur për një kohë të gjatë të qeta dhe me fjalime që përcilleshin me brohoritje. Në fund studentët shpallën përfundimin e protestës dhe u tha se në vazhdim do të veprojnë si qytetarë të rëndomtë. Por disa grupe e kanë shfrytëzuar këtë masë të protestuesve dhe kanë shkaktuar incidente dhe dhunë.

Në momentin kur rojet e protestës së studentëve hoqën veshjet si kujdestarë dhe thanë se secili duhet të sillet sipas ndërgjegjës së tij, së shpejti filluan incidentet me policinë.

Ka pasur përleshje me policinë në disa vende pranë Parkut të Pionierëve në qendër të Begradit, pati të shtëna me topa, u hodhën gurë dhe shishe, si dhe u përdorën gaz lotsjellës dhe shkopinj nga policia. Disa persona u plagosën dhe u ndaluan nga policia.

Përleshjet zgjatën deri vonë natën. Policia ka vazhduar aksionet kundër demonstruesve me orë të tëra. Edhe nga ana e demonstruesve  kishte njerëz të gatshëm të përshkallëzojnë protestën.

"Luftë" në Serbi / 48 oficerë policie të plagosur

Çfarë mbeti pas protestës?
Në fund, e vetmja gjë që mbeti pas demonstratave të djeshme masive, ishin akuzat e ndërsjella të palëve. Nga njëra anë për shkak të brutalitetit dhe dhunës së policisë, dhe nga ana tjetër, kërcënimet e pushtetit. Prokurori i shtetit Nenad Stefanoviq tha se të gjithë ata që kanë sulmuar policinë do të "identifikohen, do të ndiqen penalisht dhe do të përgjigjen para drejtësisë". 

Poll