BOTA /

"Digjet" Serbia / 140.000 njerëz protestë në qendër të Beogradit, përplasje me policinë

Serbët vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi qeverinë, pas më shumë se shtatë muajsh protestash të udhëhequra nga studentët, pas aksidentit në stacionin e Novi Sadit.

Shkruar nga Versus

"Digjet" Serbia / 140.000 njerëz protestë në

Rreth 140,000 protestues, sipas një organizate të pavarur, demonstruan të shtunën në kryeqytetin serb për të kërkuar zgjedhje të parakohshme, duke vazhduar të ushtrojnë presion mbi qeverinë, pas më shumë se shtatë muajsh mobilizimesh të udhëhequra nga studentët, të cilat kanë tronditur vendin ballkanik.

"Duam zgjedhje!" thërriste turma që mbushi pas orës 18:00 sheshin më të madh të Beogradit dhe rrugët përreth tij, duke valëvitur flamuj serbë dhe duke mbajtur banderola dhe pankarta me emrat e qyteteve dhe fshatrave serbe, shkruan gazetarët e AFP që ishin në vendngjarje.

Më vonë, shpërthyen incidente midis grupeve të të rinjve, disa prej të cilëve hodhën bomba tymi, dhe forcave të rendit, të cilat përdorën gaz lotsjellës dhe granata shkrepëse. Trazirat kanë qenë të rralla që nga fillimi i lëvizjes.

Një deklaratë e policisë tha se rreth 36,000 protestues morën pjesë në tubim, por gazetarët e AFP dhe fotografitë ajrore tregojnë një turmë shumë më të madhe.

Sipas një numërimi paraprak nga një organ i pavarur mbrëmë, rreth 140.000 qytetarë demonstruan – duke e bërë atë një nga demonstratat më të mëdha që nga fillimi i protestës, pas asaj të 15 marsit, në të cilën morën pjesë rreth 300,000 njerëz.

“Ne do të demonstrojmë edhe një herë dhe ata nuk do të na ndalojnë”, tha Stefan Ivacovic, një student i drejtësisë. “Ne do t’i vazhdojmë demonstratat për aq kohë sa të duhet derisa të plotësohen kërkesat tona”, shtoi ai.

Lëvizja lindi nga tragjedia e 1 nëntorit 2024, kur një barrierë betoni u shemb në një stacion hekurudhor në Novi Sad (veri), duke vrarë 16 persona, përfshirë dy fëmijë.

Studentët morën shpejt drejtimin. Të indinjuar nga mosveprimi i qeverisë populiste të Presidentit Aleksandar Vuçiç pas aksidentit, i cili iu atribuua korrupsionit të rrënjosur thellë, ata paraqitën një sërë kërkesash, në veçanti që të kryhej një hetim i pavarur dhe, nga maji, të shpalleshin zgjedhje të parakohshme.

Studentët donin t'i jepnin një shtysë të re kësaj lëvizjeje me demonstratën e re të djeshme. Më herët këtë javë, ata i paraqitën presidentit dy kërkesa: të shpërndajë parlamentin dhe të largojë mbështetësit e tij që kanë ngritur kamp para presidencës që nga 12 prilli.

Poll