AKTUALITET /

Detaje të reja nga shpërthim në Berat/ Tritoli u vendos në lokalin e babait të Asllan Fetiut, administrator i bizneseve të Allajbeut

Ky lokal nuk është përdorur prej rreth dy vitesh, gjë që ka shtyrë grupin hetimor të mendojë se motivi mund të jetë një konflikt familjar midis pronarëve dhe jo një përplasje biznesi.

Shkruar nga Versus
Detaje të reja nga shpërthim në Berat/ Tritoli  u vendos në
Foto montazh: Nga e majta në të djathtë, Asllan Fetiu, Klodian Allajbeu

Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthim me eksploziv që tronditi Beratin në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Lënda plasëse ishte vendosur në derën e lokalit të Sali Fatiut, babait të Asllan Fetiut, administratori i një prej bizneseve të Klodian Allajbeut të Spitalit Amerikan duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Asllan Fetiu, administrator i “AnaMark”, është në kërkim nga policia pasi në mars të këtij viti plagosi me thikë në bark një të moshuar në një lokal në lagjen “Çelepias”.

Ai hyri në lokal me thikë në dorë, duke kërkuar një person me precedentë penalë, Fatjon Azizollin.

I moshuari i tha se ai nuk ndodhej aty dhe tentoi ta nxirrte jashtë. Gjatë përplasjes, 37-vjeçari e goditi atë me thikë./Versus.al

Poll