
Këngëtarja Rozana Radi ka reflektuar për eksperiencën e saj në Big Brother VIP Albania, duke e përshkruar si një përvojë transformuese që e ka ndihmuar të shohë jetën ndryshe dhe të rritet si person.
E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ajo tha se ndjehet si një Rozanë krejtësisht tjetër pas daljes nga shtëpia më e famshme në vend.
“Jam një Rozanë tjetër tani. Bigu më ka ndihmuar të rritem si njeri dhe të shoh jetën ndryshe. Jeta ime ka ndryshuar 100% për mirë,” u shpreh ajo me sinqeritet.
Një nga momentet që e ka prekur më shumë ishte një postim mbështetës nga Rezarta Shkurta në një nga periudhat më të vështira brenda shtëpisë.
“E vlerësova shumë. Më preku, sepse kemi kaluar një histori të gjatë dhe ndryshe nga më parë, sot dimë të falim e të kuptojmë më shumë njëra-tjetrën,” shtoi ajo.
Rozana ndau edhe disa nga reagimet e partnerit të saj pas përfundimit të spektaklit, duke theksuar se ai i kishte dhënë edhe kritika, por edhe përkrahje.
“Më tha që nuk duhet t’i kisha falur disa njerëz, por gjithashtu më tha: ‘Ti për mua je më e mira’.”
Ai kishte ndjekur me vëmendje raportin e saj me Gertën, me të cilën pati përplasje, por edhe një tentativë për pajtim përmes një ftese për të kënduar së bashku.
Për Rozanën, Big Brother VIP nuk ishte vetëm një trampolinë për famë, por një dritare e re në jetën e saj personale dhe emocionale./Versus.al







