Dy vëllezërit Nikolla dhe Edison Agolli në Pogradec, kishin vendosur kamera sigurie në rrugën e burgut të Drenovës në mënyrë që të vëzhgonin Brian Syzon, 35 vjeçarin që u plagos ditë më parë me plumb në këmbë.
Plani i tyre ishte që ta kishin nën monitorim Syzon kur ky i fundit të shkonte të vizitonte vëllain e tij Adni Syzo i cili vuan dënimin në burgun e Drenovës për plagosjen me armë të Nikolla Agollit në tetor të vitit 2025.
Deri më tani për plagosjen e Brian Syzos janë arrestuar Nikolla Agolli dhe bashkëpunëtori i tij David Prifti, ndërsa u shpall në kërkim vëllai tjetër Edison Agolli dhe M.B, 40 vjeç. Versus.al

