
Drejtuesja e lartë e Policisë së Shtetit Ervina Gjana, e dyshuar për lidhjet e ngushta me biznesmenin në arrati Ergys Agasi, i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë.
Ajo pretendon se sekuestrimi i telefonit dhe pajisjeve të saj kompjuterike në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, janë antikushtetuese, kërkesë që iu rrëzua në Shkallën e Parë dhe pjesërisht në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion.
Mbi këtë rekurs pas shortit është caktuar si relator gjyqtari Genti Shala dhe seanca për shqyrtimin e tij në Dhomë Këshillimi pa pranin e palëve por mbi bazë dokumantash do të bëhet me 26 mars në orën 10.
Gjatë aksionit të SPAK, Gjanës iu sekuestrua celulari dhe bashkëshortit të saj i cili sipas hetimeve të SPAK rezulton lidhje e ngushtë shoqërore e biznesmenit në kërkim.
Gjana kërkon kthimin e sendeve pasi pretendon se janë sekuestruar në mënyrë te e paligjshme.
Megjithëse Apeli i GJKKO thotë se ka pranuar pjesërisht ankimin duke ndryshuar vendimin e shkallës së pare mbi sekuestrimin e 8 celularëve dhe një laptopi, duke i kthyer vetëm pajisjet e fëmijëve të drejtoreshës për hetimin e krimeve kibernetike

