
Tiranë- Një grua rreth 40 vjeçe dyshohet se ka humbur jetën pasi është vetëmbytur në zonën e Liqenit të Thatë.
Sipas informacioneve paraprake nga burime, gruaja kishte shkuar pranë liqenit, ku kishte lënë automjetin dhe sendet e saj personale, ndërsa më pas dyshohet se është vetëmbytur.
Ngjarja ka ndodhur rreth një orë më parë, ndërsa dyshimet janë se e ndjera vuante nga depresioni. Policia po merr në pyetje edhe familjarë të saj për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Versus.al

