
Një situatë e pazakontë në zonën Balldren-Lezhë ka shkaktuar shqetësime për banorët të cilët ankohen se një person i quajtur Agustin Kaçorri, ka depozituar një sasi të konsiderueshme inertesh ndërtimi duke u bllokuar qarkullimin në një rrugë të lagjes.
Njëri prej qytetarëve ka ngritur shqetësimin sesi inertet dëmtojnë zonën dhe se ka dyshime që ato të jenë depozituar pa asnjë autorizim nga institucionet duke shkaktuar kështu ndotje të mjedisit, zaptim të hapësirës publike dhe mungesë të masave për administrimin e mbetjeve.

Duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve, qytetarët bëjnë thirrje që të sqarohet nëse biznesi i drejtuar nga Kaçorri ka leje për hedhjen e inerteve dhe nëse ka respektuar të gjitha procedurat ligjore. Versus.al

