
Ashtu si çdo natë që prej datës 31 maj, mijëra protestues të cilët protestuan sot për të 46-ën ditë me radhë, kanë nisur marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit.
Me thirrjet për rrëzimin e klasës së vjetër politike, ata marshuan nëpër Tiranë duke kërkuar që drejtësia të nisë hetimet për zyrtarët e korruptuar dhe t’i ndëshkojë.
Në fjalimet e mbajtura, qytetarët u shprehën se nuk kanë ndërmend të dorëzohen dhe se protestat do të vijojnë deri në ndërrimin e klasës politike të tranzicionit të stërgjatur shqiptar. Versus.al

