AKTUALITET /

E dyta herë brenda 10 ditëve, përmbytet sërish lagjia Besëlidhja në qytetin e Lezhës

Shkruar nga Versus

E dyta herë brenda 10 ditëve, përmbytet sërish lagjia

Lezhë- Gjatë gjithë natës qarku është përfshirë nga reshje të dendura shiu që kanë zgjatur deri në orët e para të mëngjesit. Për pasojë janë krijuar problematika të shumta në qarkullimin e automjeteve në disa zona kryesore të qytetit.

Ndërkaq, lagjia “Besëlidhja” është përmbytur sërish për të dytën herë brenda 10 ditësh si pasojë e shirave të dendur.

Ditën e djeshme pati një përmirësim të situatës, por mesa duket moti i keq do të vijojë duke shkaktuar përmbytje në zona ku banorët shprehen se nuk janë bërë investimet e duhura me kanale kulluese dhe pastrimin e tyre të vazhdueshëm. Versus.al

Poll